Gazetari Sami Neza, deklaroi në MCN Live se kryeministri Rama po formulohet gjithnjë e më tepër si hakmarrës, duke iu referuar sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e PD.
Ndër të tjera Neza thotë se Rama nuk është u përgatitur për një tranzicion të qetë pushteti në Shqipëri. Neza thotë se Policia e Shtetit dështoi t’i dhurojë Shqipërisë një ditë të paqtë, duke shtuar se “blutë” përpiqen të retushojnë realitetin dhe faktet.
Isha në protestë si gazetar. Është e vërtetë që incidente të tilla ndodhin ne vendin evropiane, por ndodhin me kryeministra, mbretër, por s’kemi dëgjuar që agresiviteti të orientohet te kryetari i opozitës. Kjo është një veçanti. Nuk ndikon ngjarja te përfundimet e Samitit. Nuk ka rezonim evropian. Problemi qëndron në Shqipëri, nuk eksportohet. Policia e Shtetit ka dështuar dje t’i dhurojë Shqipërisë një ditë të paqtë. Dita e djeshme ishte qetësi në Samit, u shoqërua me një incident të panjohur te protesta e opozitës.
Kryeministri Edi Rama po formulohet gjithnjë e më tepër si kryeministër hakmarrës. S’kemi evidenca të plota që qeveria është e përfshirë në incident, por nuk e zhvesh dot nga ajo që ai po formulohet si kryeministër hakmarrës. Vet Kryeministri Rama s’është i përgatitur për tranzicion të qetë në Shqipëri, qoftë në zgjedhjet lokale apo parlamentare. Ne nuk e dimë ku qëndron qeveria në këtë historia. Vetëm në Shqipëri ndodh që për ngjarje të rënda, ku Policia ka një prej versioneve, nuk ofron version të besueshëm.
Media ofron versione të tjera që janë më të besueshme. Prokuroria i ka filluar hetimet shumë vonë. Po të qëndronim te versioni i parë i Policisë është që Gert Shehu është nga Tropoja. Versioni i dytë ishte që ishte islamik, nga radikalët e xhamive. Nuk po them se ka rënë si version, por s‘është i besueshëm, s’është i argumentuar. Kemi rastin e raportit mjekësor, Policia tha që e nxori familja, gjë që s’është e vërtetë. Duke gënjyer me dokumentin përpiqen të justifikojnë veprimin dhe të krijojnë mjegull.
Ne me raport kemi edhe kryeministrin Rama, çfarë duhet të themi ne tani, që s’duhet të firmos dokumentet e qeverisë. S’është e domosdoshme që Policia të vihet në funksion të retushimit të një ngjarje të rëndë. Edhe herë të tjera Policia na ka gënjyer. Ne na ka ndodhur që në ngjarje të mëdha, që bëjnë dallim me ngjarjet e tjera, Policia të përpiqet të retushojë, të devijojë nga realiteti dhe faktet”.



