Murrizi: Basha është bërë si Farudin Arapi! Bardhit po i kthehet mbrapsht karma (VIDEO)

Murrizi: Basha është bërë si Farudin Arapi! Bardhit po i kthehet mbrapsht karma (VIDEO)

Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në MCN Live se Gazment Bardhit po i kthehet mbrapsht karma, pasi ishte ai që dikur përjashtonte deputetët brenda PD-së. Murrizi e konsideroi si të papërfillshëm dhe të krahasueshëm me subjekte të vogla PD-në zyrtare të Bashës. Murrizi theksoi se Basha është një personazh i vjetër në politikë, ndërsa me batutë e krahasoi atë me Farudin Arapin. 

I pyetur për pr.ligjin e basteve sportive, Murrizi tha:

Atë që pështyjnë në fillim të mandatit, e lëpijnë me kalimin e kohës sepse e shohin që të ngroh xhepin. Edhe gjatë kohës që këta goditeshin me ligj ushtronin aktivitetin në të zezë. Sa të zbardhen përgjimet e telefonat në Sky do shihni që 58 shefa komisariati, secili mbante foletë e tij të lojërave të fatit në çdo rreth të tyre. Shfryrja e propagandës boshe, që mbyllim një plagë sociale, tregon që s’ka qenë e vërteta, ka qenë që t’u jepej mundësia që të punonin fshehtas ata që ishin të lidhur me Policinë e Shtetit. Është një kthim në vend si kanabisi”.

Duke u ndalur te PD-ja e Lulzim Bashës, Murrizi tha:

Subjekti i Bashës për mua s’përbën interes publik. Nuk mori vota në 6 mars, në 14 maj mori më pak vota se Tom Doshi, s’ka kandidat në Kukës. Me gjithë rezervat që kam unë për Gazin, kryetar partie ishte Enkelejdi dhe me të drejtë statutore s’e pyeste Gazin për të regjistruar kandidatët, sikurse Basha s’e ka pyetur Gazin kur çoi kandidatët në 12 të natës. Këtu s’ka funksionuar Kryesia. Që nga 2009 janë çuar kandidatët me zarf të mbyllur. Basha s’ka kandidatë, pse i jepet komisionerë, pse si jepet Dash Shehut, Nard Ndokës, Nismës Thurje. Basha s’ka ikur, është zgjedhur kur ka qenë Jemini, Landi, Berisha, të gjithë këta bashkë, kur u zgjodh në qershor të 2021-shit. Ai është zgjedhur në qershor kur kanë qenë të gjithë bashkë këta. S’kishte motiv të jepte dorëheqjen. Ai u rikthye dhe mori postin, si gratë në kohën e kooperativës që merrnin leje lindje, ose mësuesit sot që janë zëvendësues. Ky ishte me leje barre, dhe në vend të tij erdhi Enkelejdi”.

Lidhur me akuzat për Bashën dhe rolin e ri si raporter për konfiskimin e aseteve ruse në Këshillin e Europës, Murrizi tha:

Unë jam pyetur edhe në DASH në 2020-ën, dhe kam deklaruar publikisht që nëse Putini do ketë njohje me Bashën, i pari që do t’i kërkojë falje te kali i Skënderbeut Bashës jam unë. Këto janë para të vjedhura këtu, i merr një dorë kunati, një dorë çuni i tezes, një dorë Endri, një dorë kunati i Endrit. Para të vjedhura si hajdutët këtu. Basha është bën tip Farudin Arapi, që mblodhën lekët e Sudes, Gjallicës, dhe gjasme ia dhanë popullit. Këto janë tallje që bëjnë ata këlyshët e Sorosit që kanë kapur për fyti Brukselin. 

Basha nuk është kaq i ri sa e mendoni ju. Basha ka ardhur në 2005 dhe është 18 vjet në kalë. Është i përfolur për jo pak afera, nga Rruga e Kombit, 21 janari, dhe këto aferat e tjera. Ky është vet katërkendëshi i Bermudës. Pruri në 2017, 21 deputetë që media aludoi që i kishte prurë Berisha, që Berisha nuk i njihte. Berisha ishte si në mes të UFO-ve. A ka pasur ndikim? Po. Për Flamur Nokën, Edi Palokën, Edmond Spahon, Tritan Shehun. Gazi ka votuar dhe ka qenë lehtësi më madh për përjashtimin e tim. Karma po u kthehet në kurriz. Çfarë bëri Gazi me Murrizin, Hajdarin, çfarë bëri në 2021 me Tritanin, Bocin, etj., bëri Basha me Gazin dhe gazërat në 2023-shin”.

Murrizi vuri në dukje se marrëveshja e 2008-ës na ktheu në neo-komunizëm. Ai shton se bashkimi Berisha-Bardhi i duket hipokrizi pa një ndjesë publike. 

Marrëveshja e 2008-ës prishi garën brenda partive. Ne jemi kthyer në neo-komunizëm. Nëse këta lajthisin dhe vendosin Nuredin Dumanin në krye të listës së kandidatëve për deputetë, çfarë mundësia kanë qytetarët që ta heqin? Zero. Jo se jam xheloz për bashkimin e ri, por një bashkim pa ndjesë publike është hipokrizi. Mos pasja frymë dhe besim vjen te një program konkret i qendrës së djathtë, dhe një panel njerëzish që nuk konsiderohen duar pisët në 2005-2013. Nuk shoh ndonjë risi të madhe nga ky bashkim. Në 2021 ishin të gjithë së bashku dhe morën 59 deputetë”, shton ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy