Presidenti i Amerikës Donald Trump ka folur për mediat teksa atje po zhvillohen ende zgjedhjet presidenciale ku republikani është në garë me demokratin Joe Biden. Trump i ka falenderuar të gjithë për fushatën e lodhshme, ndërsa është kujdesuar të evidentojë ecurinë pozitive në Arizona dhe Teksas.
"Ndihem shumë mirë edhe pse ka patur aq shumë takime elektorale që më kanë lënë me ngjirje zëri. Kemi zhvilluar 6 takime në një ditë,"- tha ai.
Ai u bëri thirrje amerikanëve të bëhën bashkë dhe të zgjedhin personin e duhur.
"Ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm, kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Kemi shënuar një rritje të jashtëzakonshme të GDP-së. Do të rrisnin atë më shumë por ishte e pamundur për shkak të virusit,"- tha Trump.
Trump iu drejtuar amerikanëve duke thënë se së bashku me ta ka shpëtuar jetën e mbi 2 milionë personave nga koronavirusi.



