Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pas zgjidhjes së çështjes së emrit

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pas zgjidhjes së çështjes së emrit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha gjatë vizitës në Shkup se anëtarësimi i Maqedonisë është i mirëpritur, por së pari duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë dhe të përmbushë reformat.

“Ka akoma vend për flamuj të rinj në Selinë e NATO-s. Dëshiroj që, si Mali i Zi, edhe jut ë arrini sukses. Është mirë të jeni ambiciozë, por është e rëndësishme të jeni realë. Duhet edhe dhumë punë për të bërë dhe kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë për një kohë të gjatë. Përshëndes vullnetin e kësaj qeverie për zgjidhjen e çështjes”, tha ai.

Stoltenberg tha se anëtarësimi në NATO është më shumë se thjesht zgjidhja e çështjes së emrit.  “Vendeve aspirante për anëtarësim në NATO u kërkohet përmbushja e reformave”, tha ai.

Stoltenberg e vlerësoi si një hap të rëndësishëm miratimit në Parlament të ligjit të gjuhëve, i cili u kthye mbrëmë për rishqyrtim nga presidenti Ivanov.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy