Zgjedhjet në Mal të Zi, Bytyçi: Fitorja e opozitës do të destabilizonte Ballkanin

Zgjedhjet në Mal të Zi, Bytyçi: Fitorja e opozitës do të destabilizonte Ballkanin

Fitorja e opozitës proserbe në Malin e Zi do të krijonte një vatër të re konflikti në Ballkan. Analisti i çështjeve të rajonit, Enver Bytyçi, gjatë një bashkëbisedimi në studion e lajmeve në TvT, e sheh si të rrezikshme për të gjithë rajonin ardhjen në pushtet të opozitës proserbe në Mal të Zi, ku sot po mbahen zgjedhjet parlamentare. Bytyçi solli rastin e tentativës për grusht shteti katër vjet më parë.

Opozita në Malin e Zi është pro Lindjes. Në zgjedhjet e kaluara, Rusia me ndihmën e Serbisë organizuan një grusht shtetit që mbeti në tentativë. U parashikuan vrajse, terror dhe mospranimi i vendit në NATO. U parandalua ky skenar. Këto forca politike tani tentojnë të vijnë në pushtet me votë. Me votë gjithkush mund të vijë në pushtet, por do të jetë një rrezik për vendet e rajonit. Mund të krijohet një vatër e re konflikti në Ballkan”, tha ai.

Sipas Bytyçit, humbja e Milo Gjukanoviçit, edhe pse konsiderohet e pagjasë, ka potencialin të ndryshojë gjeopolitikën e rajonit.

Nëse ai i humbet këto zgjedhje, zhvillimet në rajon përkeqësohen. Serbia synon ndarjen e Kosovës, Bosnjes, Malit të Zi e Maqedonisë. Kjo do të thotë të kesh një luftë tjetër në Ballkan, një luftë edhe më të përgjakshme”, tha ai.

Bytyçi e mbështet thirrjen që krerët e politikës në Shqipëri i kanë bërë faktorit shqiptar për të votuar aleancën me Gjukanoviçin. Kjo, sipas tij, për shkak të rolit që Milo Gjukanoviç ka pasur në shpërbërjen e ish-federatës jugosllave.

Milo Gjukanoviç është i pari politikan në Mal të Zi që e ka shkëputur vendin nga ndikimi i Serbisë. Pavarësia e Malit të Zi nga Serbia çoi në pavarësinë e Kosovës. Kjo përcaktohet edhe në rezolutën 1244. Pavarësia e Malit të Zi e shkatërroi federatën dhe në momentin e pavarësisë së Kosovës nuk kishim më Jugosllavi. Gjukanoviç ka përkrahur aksionet ushtarake të NATO-s. Ai ka fajësuar gjithmonë politikën e Milloshevicit. Prandaj thirrja për të bashkëpunuar me të është e bazuar në interesin e shqiptarëve”, tha ai.

Numrin e madh të pjesëmarrëve në zgjedhjet e sotme, Bytyçi e sheh si ruajtje të trendit të zgjedhjeve të mëparshme. Krahasuar me vendet fqinje, sipas tij, shifrat e larta të pjesëmarrjes në votim janë për shkak të numrit të vogël të emigrantëve që ka Mali i Zi.

Në historikun e zgjedhjeve në Malin e Zi, grafiku i pjesëmarrjes ka qenë relativisht i lartë. Kjo sepse Mali i Zi ka një numër jo të madh të qytetarëve të emigracion. Pjesëmarrja është e garantuar më e lartë se në vendet fqinje, në listat e të cilave bëjnë pjesë edhe emrat e emigrantëve, që shumica nuk votojnë”, tha ai.

Megjithatë, në zgjedhjet e sotme, ai mendon se ka luajtur rol edhe ligji për pronat e kishës, që Parlamenti i Malit të Zi e miratoi në fund të vitit të kaluar. Kjo sipas tij do të çojë më shumë vota në favor të opozitës.

Në këto zgjedhje parashikohej pjesëmarrje 66-68%. Rritja e pjesëmarrjes dëshmon rritje të interesimit politik të qytetarëve të Malit të Zi. Kemi parasysh ligjin për pronat e kishës ortodokse, që krijoi një konflikt të ri mes Beogradit dhe Podgoricës. Ky ligj ka bërë që banorët me origjinë serbe në Malin e Zi të kompaktësohen. Opozita në Malin e Zi është proserbe dhe proruse. Kjo opozitë do të marrë më shumë se çdo herë tjetër vota nga ana e popullsisë serbe”, tha ai.

Sa i takon faktorit shqiptar në Malin e Zi, Bytyçi tha se për nga numri i votuesve mund të arrinte 3 deputetë, megjithatë fakti që është i përçarë mund ta pengojë një gjë të tillë.

Faktori shqiptar në Mal të Zi ka qenë vazhdimisht i përçarë. Kjo është sëmundja jonë që do ta vuajmë edhe për ca kohë. Ata kanë shkuar në dy blloqe në këto zgjedhje, që do të thotë mund të garantojnë dy deputetë. Mali i Zi ka rreth 620 mijë banorë, shqiptarë janë rreth 25 mijë zgjedhës. Kaq votues do të duhej të prodhojnë 3 deputetë, një numër që do të shtonte aleancën e partisë në qeverisje”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy