Navalny: Pas helmimit tim qëndron Putin

Navalny: Pas helmimit tim qëndron Putin

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, bën përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin,  për helmimin e tij.

Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur", tha Navalny për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Kremlini mohon përfshirjen në helmimin e Navalnyt. Qeveria ruse, pavarësisht presionit ndërkombëtar, ka refuzuar të hapë hetime në lidhje me rastin.

Navalni ka përshkruar edhe simptomat e helmimit.

"Nuk ndien asnjë dhimbje, por e di që po vdes", tha ai për momentin ku ka ndier të veprojë agjenti nervor në trupin e tij.

Ai ndodhet aktualisht në Gjermani pas daljes nga spitali, por thotë se do të kthehet në Rusi.

 “Detyra ime tani është të jem i patrembur. Dhe unë nuk kam frikë”, tha Navalny.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy