
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, zyrën e DEA-s në Tiranë lidhur me çështjet e drogës, e sheh si agjenci të rëndësishme kundër trafikut të drogës në SHBA dhe se interesi është në funksion të qytetarëve amerikanë, pastaj për ata shqiptarë.
Instalimi i DEA-s me zyrë në Tiranë, është hapur mosbesim ndaj institucioneve shqiptare. Se nuk ka nevojë të instalohet agjencia e një shteti tjetër, kur ne i kemi institucionet ligjzbatuese dhe ata mund të marrin atë që dëshirojnë me informacion.
Nëse e ofrojmë ne nuk ka pse të vijë DEA në Tiranë, kjo do të thotë që nuk ka besim te institucionet për mbledhjen e informacionit në mënyrë kriminale.
Shohin se pavarësisht përpjekjeve ajo që shitet si reformë e suksesshme në drejtësi nuk po prodhon rezultat.
Duke folur nga studio e MCN Live lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, deklaroi se ka një fakt të natyrës penale.
Sipas tij, hetimet e drejtpërdrejta dhe kontrollet në banesa, tregojnë se aty ka një fakt penal.
Pse duhej pritur fakti penal t’i atribuohet pas tre vjetësh, aq më shumë një zyrtari të tillë. Mesazhi që i jepet publikut është se drejtësi do ketë, por drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Shumë pak shoh hetime proaktive. Ne i hetojmë tenderat pasi bëhen dhe vodhën lekët. Ne nuk hetojmë dot që kur shpërndahen fondet dhe bëhen prokurimet.
Ne gjithmonë hetojmë pas faktit, ose hetime historike, marrim dosjet pasi ka ndodhur krimi, kur humbasin aktualitetin.
Fakti që është regjistruar procedim penal dhe gjykata ka pranuar kontrollin e banesës, ka dyshime të arsyeshme për veprat penale për të cilat është regjistruar procedimi penal.
Dyshoj se veprimi i kontrollit të banesës është në shkelje të ligjit, se është person me imunitet, pasi është deputet. Duhet t’i kërkohej parlamentit autorizim Parlamentit, për kontrollin e banesës.
Për Saimir Tahirin u prit një javë ose dhjetë ditë për kontrollin e banesës.
Lidhur me sekuestron e 6 pronave të ish-bashkëshortes së Ahmetaj, mes tyre një vilë në Palasë, deklaroi se sekuestrimi është masë paraprake që merret në fazë hetimi, për të mos transferuar dhe humbur.
Është veprim normal, pasi ka dyshime për aktivitet kriminal. Çudia e vetme për ne, është që është një zyrtar kaq i lartë.
Por çudia është se hetimi vjen pasi është shkarkuar nga detyra kryesore si zv.kryeministër.
Sekuestroja hyn në ato masa që bëhet pa autorizim të Parlamentit.



