Çështja “Beqaj”, Zhabina: Dyshime se në SPAK ka dy rryma hetimore. Beteja e Veliajt do jetë e gjatë dhe e vështirë

Çështja “Beqaj”, Zhabina: Dyshime se në SPAK ka dy rryma hetimore. Beteja e Veliajt do jetë e gjatë dhe e vështirë

Duke komentuar hetimet për Ilir Beqajn, gazetari Xhvehair Zhabina tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka dyshime që në SPAK ekzistojnë dy rryma, një që përpiqet t’i zvarrisë hetimet dhe mbyll dosjet me akuza të lehta, dhe një tjetër rrymë që ngre akuza më të rënda.

Zhabina tha se në çështjen “Beqaj” dyshimi është se përfituesi fundor i faturave që dilnin nga restoranti “Gzona” është vet ish-ministri.

Ai vë në dukje se hetimet mbi abuzimet e SASPAC kanë ecur me ritme të shpejta në krahasim me hetimet për “Sterlizimi”-n. 

Është një nga ato dosje që ka ecur me ritme të shpejta hetimore. Nëse do ta krahasonim me dosjen e sterlizimit, ka ecur me ritme shumë të shpejta. Ka akuzën shumë të rëndë, korrupsionit, shkeljen e barazisë në tendera, dhe mos deklarimit të pasurisë. Hetimi nisi në shtator 2023, dhe u regjistrua në emër të Ermal Kurtulajt.

Me anë të përgjimeve u faktuan komunikime mes Kurtulajt dhe Beqajt. Beqaj ka folur përmes telefonit të shoferit, ku flasin se kush do ishte përfituesi i parave nga SASPAC. Një pjesë e parave dyshohet se kanë shkuar te restorant Gzona. Ky restorant është ngritur nga bashkëshortja e Beqajt, dhe i është shitur Eduart Currit, zotërues i Delta Farm. Dyshimi është se përfituesi fundor i faturave që dilnin nga Gzona, është z.Beqaj. 

Në rastin e sterilizimit edhe Prokuroria ka qenë dakord me ndryshimin e akuzës. Prokuroria e hetoi për shpërdorim detyre, por gjykata s’ishte dakord, dhe Prokuroria në 30 minuta bie dakord. Do ishte e udhës që gjykata t’ia kthente pas dosjen dhe të rihetohej. Paralelisht SPAK zhvilloi një hetim tjetër për Beqajn, që të ngre dyshimin që në SPAK kemi dy rryma hetimore. Një rrymë hetimore që përpiqet t’i zvarrisë hetimet dhe të shkohet në akuza të lehta, ndërkohë që shohim që paralelisht nis një hetim tjetër me akuza më të rënda për z.Beqaj. Dënimi mund të shkojë deri në 10-12 vjet heqje lirie

Duke folur mbi hetimet për kryebashkiakun, Zhabina tha se SPAK ka faktuar se Veliaj ishte në dijeni të veprimtarisë së “Harabel”-it dhe OJF-ve të tjera të Ajola Xoxës. Sipas Zhabinës SPAK-u është në pamundësi për t’u tërhequr nga akuzat, pasi përndryshe do shkelte ligjin. 

Thelbi i dosjes është te skema që SPAK dyshon që është ngritur nga Xoxa, Veliaj, biznesmenët, punonjësit e tjerë të OJF-ve dhe kompanive të Xoxës. Pa pushtetin e Veliajt e gjithë kjo skemë s’mund të qëndronte. Paratë kalonin në formën e mbështetjes ndaj artistëve dhe artit. Për SPAK kjo është skemë për të fshehur korrupsionin.

Ata kanë gjetur komunikime mes Xoxës dhe Zenelit, ku konfirmohet se për jetën artistike që bënte Harabeli dhe OJF të tjera ishte në dijeni kryetari i bashkisë. Kur kishte nevoja për hapësira publike kontaktohej edhe Veliaj. SPAK është në pamundësi për t’u tërhequr nga akuzat, ndryshe do ishte në shkelje të ligjit. Topi tashmë është në gjykatë. Gjykata e Shkallës së Parë është ezauruar. Do zhvillohet një betejë ligjore tashmë në Apelin e Posaçëm. Kam përshtypjen që mund të shkohet në të njëjtën masë. Beteja e Veliajt me drejtësinë kam përshtypjen do jetë e gjatë dhe e vështirë”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy