Bombardimet mes Izraelit dhe Hamasit/ Gani: Situatë e vështirë, populli që e nisi luftën duhet të mendonte dhe pasojat (VIDEO)

Bombardimet mes Izraelit dhe Hamasit/ Gani: Situatë e vështirë, populli që e nisi luftën duhet të mendonte dhe pasojat (VIDEO)

Jeta Gani një qytetare shqiptare në Izrael në një lidhje skype me MCN Live ka folur për situatën atje ku u shpreh se ajo vazhdon të jetë shumë e vështirë dhe se janë duke jetuar me frikë.

Ajo tregoi se dje kur ishte duke u kthyer për në shtëpi pas një vizite dy ditore që kishte në Shqipri kishte pasur rrugës dy alarme për raketa, ku në rastin e dytë un detyruan të ndalonin makinën dhe të shtriheshin barkas.

Sipas saj aktualisht vendi më i sigurtë për ta mbetet shtëpia, ndërsa theksoi se për të dyja vendet kjo është një situatë e dhimbshme, por që vendi që e nisi luftën duhet të mendonte dhe pasojat.

Jemi gjithë kohës të frikësuar dhe po jetojmë me sinjalet e alarmeve. Situata është ende e vështirë. Këtu çdo gjë është e mbyllur, ndërsa me nxënësit i mbajmë lidhjet përmes internetit. Unë sot nuk arrita të komunikoj dot me nxënësit sepse jam ende e traumatizuar nga ngjarja e përjetuar ditën e djeshme teksa po kthehesha nga aeroporti për në shtëpi pasi isha për një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Gjatë rrugës u përballëm me dy alarme sirenash ku në rastin e dytë na u desh të ndalonim makinën dhe të shtriheshim barkas në një vend aty afër rrugës për tu mbrojtur. Raketa ra vetëm 30 metra larg nesh dhe sot i ndjej zhurmat në vesh. Ende jemi në situatë lufte dhe mund të them se të dyja palët si populli palestinez dhe ai izraelit kanë humbje të mëdha, por nuk duhet të harrojmë se kush e nisi këtë luftë dhe ata që e nisën duhet të kishin menduar dhe për pasojat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy