
Minatori Elton Debreshi, i cili kandidon si deputet i pavarur në Qarkun Dibër, është gjobitur nga policia me pesë milion lekë.
Ai është gjobitur për mosrespektim të masave antiCOVID gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në datë 26 mars në Bulqizë.
Sipas Debreshit, gjoba është e qëllimshme pasi takimi ka qenë brenda protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Fakti që për të njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se të gjitha partitë janë bashkë. Dje ishin bashkë kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori”, ka shkruar Elton Debreshi në rrjetet sociale.



