Promovimi i Shqipërisë si një vend që ofron mundësi të shumta për aktorët ekonomikë kinezë është një nga objektivat kryesore të vizitës së Ministrit Bushati në Kinë.
Në këtë kuadër, në Ambasadën shqiptare në Pekin u lançua forumi i bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri – Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, në të cilin merrnin pjesë sipërmarrje të mëdha kineze.



