Policia e Fierit ka njoftuar vijimin e megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, si dhe zbatimin e masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla edhe në këtë rajon.
Më këtë rast është gpditur një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.
Reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të një lokali të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot), vihen në pranga 3 shtetas dhe bllokohet ambienti i përshtatur për këto veprimtari kriminale.
Si pasojë e konsumimit të tollumbaceve me Azot, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sekuestrohen një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Poashtu katër ditë më parë, Policia e Fierit vuri në pranga dy shtetas që shitnin lëndë narkotike, në afërsi të shkollave.



