Martesa mes dy personave të së njëjtës gjini/ Pashkja: E papranueshme! Kleriku në foto s’ka lidhje me Kishën Katolike (VIDEO)

Martesa mes dy personave të së njëjtës gjini/ Pashkja: E papranueshme! Kleriku në foto s’ka lidhje me Kishën Katolike (VIDEO)

Dom Mark Pashkja Zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri, reagoi pas fotos së publikuar dje nga Bashkia e Tiranës, ku zhvillohet një ceremoni martesore simbolike mes personave të së njëjtës gjini.

Pashkja thotë kleriku katolik në foto s’ka asnjë lidhje me Kishën katolike. Po ashtu ai vë në dukje se “publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme”.

"Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy