Çipi: Është bërë ligj që të gjitha qeveritë të kenë borxhe, bota kontrollohet nga bankat

Çipi: Është bërë ligj që të gjitha qeveritë të kenë borxhe, bota kontrollohet nga bankat

Regjisori Kastriot Çipi, thotë se Perëndimi është kundër Rusisë dhe ai shprehet se nuk e pranon dot politikën që po shkakton varfërim të qytetarëve.

Nesër Rusia thyhet, shpartallohet, Ukraina merr Donbasin, ndaç edhe Krimenë. Naftën dhe gazin do vazhdojmë ta marrim nga Amerika me katërfish çmim.

Konflikti Perëndim-Rusi nuk mbaron me humbjen e luftës. Ata duan dizintegrimin e Federatës Ruse.

Kush është kundër që Rusia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian? Ti mendon se Ukraina para luftës ishte më demokratike se Rusia... Ky proces nuk ka nisur kurrë me Rusinë.

Ukraina më demokratike se Rusia? Sa parti të ndaluara ka në Ukrainë nga viti 2014-2022? 18 parti dhe janë ndaluar kryesisht parti të majta.

Në terma ushtarakë Amerika është më e fuqishme se Europa. E përdor ndikimin ushtarak për përftim ekonomik.

Mbyll Nord Stream dhe merr gazin tim me 4-fish çmim.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Çipi deklaroi se asnjë parti nuk flet nëse ka ndonjë perspektivë që ndonjë qeveri e jona apo e botës, të çlirohet nga borxhi.

Sipas tij, është bërë ligj që të gjitha qeveritë të kenë borxhe.

Qytetarët e thjeshtë amerikanë po dëmtohen dhe ata nga lufta në Ukrainë. Bota kontrollohet nga bankat.

Më thuaj pse e kemi pranuar të gjithë që borxhi është fenomen natyror?

Është thelbi i gjësë, se në momentin që je në borxh, bankës i intereson që ti mos ta shlyesh po të paguash.

Sipas tij, konfliktet mes dy vendeve e nxisin borxhin më shumë pasi duke qenë në konflikt dhe luftë, do të kërkojnë borxhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy