Fëmijët e oligarkëve rusë nuk harojnë ti tregojnë gjithë botës jetën e tyre super luksoze që ata bëjnë.
VIP-at mbeten më të ndjekurit në rrjetet sociale, grupimi i Rich Kids Instagram ku publikohen foto të jetës luksoze të fëmijëve të pasur në çdo shtet kanë jo pak ndjekës, por gjysmë milioni.
E çdo shtet ka pasanikët e rinj të saj, e për rrjedhojë ata kanë krijuar edhe llogarinë e përbashkët ku publikohen foto që tregojnë luksin e tyre.
Së fundmi fëmijët e pasur të Rusisë kanë hedhur shumë foto të reja ku tregohet luksi i tyre, i cili për të thënë të drejtën duket shumë larg realitetit që shumica e njerëzve kanë në përditshmërinë e tyre.
Në kohën që rusët duhet të luftojnë për të përballuar ekonominë e tyre të dobët, këta të rinj nuk kanë frikë të publikojnë foto për jetën e tyre me shampanjë, duke bërë pazar dhe imazhe provokuese.



