
Në një intervistë për "Economist" Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur pikëpamjen e tij se cilat vende të Evropës Perëndimore po ndihmojnë apo jo, në luftën e vendit të tij kundër Rusisë:
Ai kritikon ashpër presidentin e Francës Emmanuel Macron për dështimin që t’i ofronte mbështetje ushtarake. Pse? "Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Janë të parët që kanë frikë."
Ai thotë se Boris Johnson i Britanisë së Madhe ka qenë shumë i prirur për të dërguar armë: "Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është nje shembull.
Sa i takon Britanisë së Madhe Zelensky shprehet: “Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh alternativë për daljen nga situata”.
Sipas Zelensky-it Gjermania ndodhet në gardh: "Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën kur ka zhvillime.
"Ata po shikojnë gjithashtu se si situata ndikon në vendin e tyre. Mund të ndihmojnë, nëse ka presion mbi ta brenda vendit për ta bërë këtë, dhe ata mund të ndalojnë kur të shohin se çfarë kanë bërë është e mjaftueshme." / Marrë nga BBC/



