Një ‘Spider-Man' në jetën reale i shpëtoi jetën një fëmije të varur tek dritarja, pasi u ngjit pjesën e jashtme të ndërtesës duke përdorur vetëm duart e tij. Videoja e pabesueshme dhe mahnitëse tregon Liang Lee që me trimëri është duke u kacavjerrë në disa kafaze dritaresh për të shpëtuar fëmijën e bllokuar. Djali gjeti veten të varur nga qafa e tij, pasi kishte dalë nga dritarja e pallatit në qytetin Liaocheng në Kinë. Një banor që e ka parë atë filloi duke bërë thirrje për ndihmë, kur Liang, i cili jeton në një ndërtesë aty pranë, u afrua dhe kreu këtë veprim spektakolar.



