Tymoshenko garon sërish për presidente

Tymoshenko garon sërish për presidente

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për president të vendit në zgjedhjet e marsit.

Tymoshenko, e cila ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.

Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë.

Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual Petro Poroshenko, raporton REL.

Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010 mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviç, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me Perëndimin.

Kur Janukoviç ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy