Rrjet droge në shkolla, Rexhepi: Situata alarmante, policia ka shumë elementë të inkriminuar (VIDEO)

Rrjet droge në shkolla, Rexhepi: Situata alarmante, policia ka shumë elementë të inkriminuar (VIDEO)

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në ‘MCN Live’ ka komentuar për shkatërrimit nga policia të një rrjeti të shpërndarësve të drogës nëpër shkolla. Duke e cilësuar si një operacion të suksesshëm dhe admirueshëm, ai tha se shpërndarja e drogës mbetet shqetësuese pasi po shpërndahet në Tiranë si rigoni. Sipas tij, policia ka shumë elementë të inkriminuar dhe se duhet të vihen në hetim ata persona përgjegjës që mbulojnë zonën ku shpërndahet droga.

Operacioni sido që ta rrotullosh është i suksesshëm sepse tek e fundit rreth 20 shpërndarës nuk janë më në tregun e kokainës, pra operacioni është i admirueshëm. Pastaj pjesa tjetër droga po shitet dendur si rigon dhe që të ndodh kjo nuk mund të shitet pa neglizhencën e policisë. Në rastin konkret pash se ishin bllokuar një numër i caktuar celuolarësh për të cilët do kërkoja të bëheshin mjet hetimi për të parë nëse ka dhe policë të implikuar. Dyshimi është i përligjur sepse s’ka qenë e largët dita kur krerë të policisë ruanin parcelat me kanabis. Në gjykimin tim policia ka shumë elementë të inkriminuar. Pra që u godit u bë shumë mirë, është një operacion i admirueshëm dhe procedurialisht është punuar shumë mirë, por s’mund të themi se situata ka qenë e qetë dhe u pastrua. Në zonat që kanë dalë nga ky operacion si problematike, ka inspektorë specialistë, ka inspektorë të policisë të cilët duhet të kalojnë  në hetim për paaftësi në detyrë, duhet të ndalet policia këtu dhe ka rastin më të mirë për të pastruar radhët e saj.

Më tej ai shtoi se gjendja në Tiranë është alarmante dhe se krimi i sofistikon metodat dhe është avangardë ndaj policisë. Sipas tij, problemi qëndron se nuk e di raportin e policisë me densitet banorësh, por nuk është e lehtë ti shpëtosh policisë sidomos në këto shkolla apo lokale ku oferohet kokainë.

Nuk është e vështirë të zbulohet se ku shpërndahet. Minimalisht pa një mbyllje syri të policisë nuk bëhet. Mund të ketë dhe policisë që marrin tarifat për këto shërbime, prandaj reputacioni i policisë shqiptarë nuk është për tu përgëzuar sepse situata është alarmante, shkollat duhet të jenë të papushtueshme nga krimi, kaq detyrë e ka policia. Të shtohen efektivët, të shpëtojmë fëmijët nga droga sepse situata është shumë alarmante sepse nuk mund të lëmë një fëmijë që nuk është në gjendje të arsyetojë.

Në vijim ai sugjeroi se për trafikantët në shkolla duhet të ketë disa masa që të marrin dënimet sa më shpejt për tu bërë mësim për të tjerët.

Ku do duhet monitoruar dhe droga nuk duhet të jetë e lehtë për tu gjetur. Jam për metoda të forta ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga droga. Ne kemi për detyrë të vështirësojmë punën e trafikantëve. Shteti duhet të bëjë luftën e tij. Deri te bashkëpunimi nuk shkoj dot, por paaftësia e policisë apo një mbyllje e syrit besoj se ekziston mes policisë dhe shpërndarësve të drogës. Por kur shitja merr përmasa të lind e drejta për të dyshuar dhe për bashkëpunim të elementëve të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy