“Kemi kushte të rënda për anëtarësim”/ Andoni: Sot Rama ka bërë hapin e parë për të treguar ngërçin e madh, do ashpërsojë gjuhën (VIDEO)

“Kemi kushte të rënda për anëtarësim”/ Andoni: Sot Rama ka bërë hapin e parë për të treguar ngërçin e madh, do ashpërsojë gjuhën (VIDEO)

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Rama sot, në mbledhjen e grupit parlamentar ka bërë hapin e parë për të treguar ngërçin e madh për integrimin e vendit në BE.

 

Duke vijuar Andoni tha se gjuha e tij do të jetë më e ashpër në ditën në vijim. 

 

Të gjitha problemet Rama mund t’i artikulonte kohë në kohë dhe jo tani që publiku e sheh që integrimi është jashtëzakonisht i vështirë.

 

Nuk kemi probleme vetëm tek pjesa e bujqësisë, por kemi probleme edhe me mjedisin.

 

Ai skenari pozitiv për t’i mbyllur të gjitha në 2027 tregon atë që Rama ka parashtruar sot që ‘vendet tona vërtetë do të integrohen në BE, në tavolinën e madhe, por nuk do të jemi tek pjesa vendimmarrëse’. Duket realisht, edhe tek Mali i Zi që është disa hapa para nesh, që kemi shumë detyra që nuk i kalojmë dot. Standardet evropiane janë të jashtëzakonshme ne e kemi shumë të vështirë. Të gjitha këto u thanë nga Rama. Do thuhen me tone shumë më të ashpra në aktivitete të tjera. Besoj se PS-ja do të ketë dhe aktivitete të tjera, por sa pashë, Rama ishte shumë kritik për pjesën e tij të integrimit. Kam parë që njerëzit që merren me integrimin tek ne, Dhuka dhe Pinderi e kanë shumë të vështirë ta shpjegojnë këtë proces. Brenda burokracisë që  ato përfaqësojnë, që nuk është më e vështirë sesa ajo që kaloi Kroacia dhe vende të tjera, tani burokracinë e ndihmon dhe AI, kemi dalje shumë të radha të zonjave për të treguar në çfarë faze është. Gjithçka flitet nga Rama. Të gjitha instancat janë inekzistente.

 

Sot Rama ka bërë hapin e parë për të treguar ngërçin e madh. Pas disa ditësh Shqipëria do të ketë ngërçin politik të ndërthur me ngërçin e sistemit të drejtësisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy