Italia ka zgjeruar masat mbrojtëse kundër koronavirusit, duke kufizuar udhëtimet dhe ndaluar tubimet publike në të gjithë vendin.
Kryeministri Giuseppe Conte, të hënën, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin leje për udhëtimet e tyre të rëndësishme.
Conte deklaroi se këto masa janë marrë për të mbrojtur më të prekurit, duke u shprehur se “tani s’ka më kohë”.
Numri i vdekje në Itali shkoi të hënën nga 366 në 463 viktima. Pas Kinës, Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi.
Mediat italiane raportojnë se nga dita e dielë numri i personave të infektuar u rrit me 24 për qind, referuar shifrave zyrtare.
Rastet me koronavirus janë konfirmuar në 20 rajone të Italisë.
Çfarë deklaroi dje Conte?
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se do t’i zgjerojë kufizimet për udhëtimet, nga veriu në të gjithë vendin, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
"Nuk do të ketë vetëm një zonë të kuqe. Do të jetë e gjithë Italia "zonë e mbrojtur", u tha Conte gazetarëve.
Kufizimet do të hyjnë në fuqi ditën e martë.
Numri i të prekurve ka arritur në 7985, me një rritje prej 1598 në krahasim me ditën e djeshme. Por edhe shifrat e të shëruarve janë optimiste. Janë 724 persona të shëruar plotësisht, 102 më shumë se një ditë më parë./BBC



