Twitter ndalon të gjitha spotet politike

Twitter ndalon të gjitha spotet politike

"Ne kemi marrë vendimin për të bllokuar të gjitha reklamat politike globalisht", njofton Twitter.

"Reklamimi në internet është shumë i fuqishëm dhe efektiv, por ai mbart rreziqe të rëndësishme politike, nëse përdoret për të ndikuar në vota", tha Jack Dorsey, CEO i Twitter.

"Kjo nuk ka asnjë lidhje me lirinë e shprehjes. Ajo ka të bëjë me pagimin për të arritur audiencën më të gjerë të mundshme dhe kjo ka pasoja domethënëse që arkitektura e sotme demokratike mund të mos jetë në gjendje t'i trajtojë", u shpreh ai.

Reklamat politike do të ndalohen duke nisur nga 22 nëntori. Ndalimi përfshin reklamat e kandidatëve, ndërsa reklamat që inkurajojnë regjistrimin e votuesve do të lejohen, së bashku me përjashtime të tjera. 

Vendimi i kompanisë vjen disa javë pasi Facebook u përball me të njëjtën çështje. Në fillim të këtij muaji, stafi i fushatës presidenciale të Joe Bidenit për vitin 2020 u shkruajti letra Facebook-ut, Twitter-it dhe YouTube-it duke kërkuar që të refuzonin lançimin e reklamave false politike. Fushata e Biden ishte bërë shënjestra e një serie reklamash të vendosura nga stafi i fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump, që hodhi pretendime të pabaza në lidhje me marrëdhëniet e familjes Biden me qeverinë e Ukrainës.

Twitter-i ka pasur disa politika për t'i ndaluar politikanët të mos bëjnë deklarata të rreme në platformën e tij, por ende nuk i ka përdorur ato. Gjatë kësaj vere, Twitter tha se do të ndalonte  personazhet publike si Trump që shkelnin rregullat e tij dhe kufizonin aftësitë e përdoruesve për t'i shpërndarë ato, por nuk e ka zbatuar këtë asnjë herë deri më tani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy