Sekuestrimi i pasurisë së noteres, Duraj: Hetimi nisi pas denoncimit të saj për grabitjen e një shume të madhe (VIDEO)

Sekuestrimi i pasurisë së noteres, Duraj: Hetimi nisi pas denoncimit të saj për grabitjen e një shume të madhe (VIDEO)

Avokati Alban Duraj, i ftuar në MCN, tha se lidhur me sekuestrimin e pasurisë së noteres Sanja Telhallari, hetimet kane nisur bazuar në ligjin antimafia dhe jo drejtpërdrejt me profesionin e saj si notere. 

Sipas tij, procesi nisi pas kallëzimit penal që vetë Telhallari bëri për një grabitje në banesë, çka solli më pas hetimet mbi burimin e të ardhurave. Duraj shpjegoi se sipas ligjit shqiptar, noterët, bankat dhe hipoteka kanë detyrimin ligjor të raportojnë transaksione të mëdha financiare. 

Ai theksoi se në rastet kur një bashkëshort ose familjar ka precedentë penalë për vepra si prostitucion, drogë apo korrupsion, personi i lidhur duhet të provojë ligjshmërinë e pasurisë. Në këtë kuadër, Telhallari duhet të justifikojë origjinën e 3 milionë eurove të sekuestruara.

Intervista e plotë:

-Çfarë parashikon ligji shqiptar për sekuestrimin e pasurive kur dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale?

Përsa i përket sekuestrimit indicia ka qenë sepse noteria ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës lidhur me grabitjen në banesën e saj ku kanë vjedhur shuma të konsiderueshme. Nga kjo ka vijuar i gjithë hetimi dhe ka dalë në përfundimin që duhet vendosur sekuestro. Kodi i Procedurës penale ku për transaksione në 10mln lekë duhet të informojë pasi ka një profesion të tillë. 

-Si funksionon procesi për të vërtetuar origjinën e ligjshme ose të paligjshme të pasurive?

-Kur shkon një qytetar që bënë një transaksion, është noteri i pari që duhet të raportojë Drejtorinë e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave lidhur me transaksionet. Kjo është barriera e parë që marrë kjo drejtori, së dyti banka kur bëhet transaksioni është detyrimi ligjor që noteri duhet të marrë pagesën përmes bankës. Banka duhet ta kishte raportuar dhe të njëjtën procedurë ka dhe ky institucion. Së treti hipoteka duhet të raportojë prapë për shpenzimet. 

Në dijeninë time shumica e noterëve nuk e kuptojnë ligjin dhe DPPP ka organizuar seminare të vazhdueshëm për sensibilizimin dhe informimin dhe këto trajtime të orientojnë që të bësh raportimet përkatëse. Sepse shumica e këtyre profesioneve thonë që është parimi i kofidencialiteti. 

-Si është e mundur që një notere të akumulojë 3 milionë euro pasuri, cilat janë detyrimet ligjore për deklarimin e pasurisë nga noteri?

-Është një profesion që paguhet mirë sepse dhe tarifat janë të përcaktuara nga ministria e Drejtësisë dhe janë tarifa që noteri nuk mund të bëjë dot ulje. 

Nëse dyshohet një noter për kryerjen e një vepre penale, nëse kjo ka ardhur për shkak se një pjesëtar i familjes ka qenë i dënuar për prostitucion, ligji antimafia parashikon që kushdo që është i dënuar për prostitucion, drogë, korrupsion...është i detyruar të provojë si i ka burimet. 

Nëse ajo hetohet për ligjin antimafia atëherë ajo hetohet për shkak të bashkëshortit dhe tani prokuroria thotë hajde na provo burimin. Nëse jemi në këto kushte atëherë jemi për ligjin antimafia jo për profesionin e saj. Ajo tani duhet të provojë sesi janë fituar këto të ardhura. 

-Si verifikohet në praktikë lidhja mes pasurisë së një individi dhe të ardhurave të partnerëve apo ish-partnerëve të tyre?

Ky është një proces sepse duhet parë kur është kryer martesa dhe kur janë blerë këto prona. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy