
Në vitin 2021 numri i njerëzve që vuajnë nga uria në mbarë botën shkoi 828 milionë, ose rreth 46 milionë më shumë se në vitin 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i Covid.
Është kjo ajo që del nga raporti i Kombeve të Bashkuara 2022, sipas të cilit “bota po largohet nga synimi për të mposhtur urinë, pasigurinë ushqimore dhe kequshqyerjen në të gjitha format deri në vitin 2030”.
Paralajmërohet se gati 670 milionë njerëz, ose 8% e popullsisë së botës pritet të vuajnë ende nga uria në vitin 2030.
Raporti i fundit mbi “Gjendjen e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerjes në Botë” paraqet një pamje të zymtë. Numrat janë përkeqësuar, ndërsa bota ka kaluar në përpjekjet për të eliminuar urinë dhe kequshqyerjen.
Raporti konstaton gjithashtu rritjen e hendekut gjinor: ku në një vit hendeku u rrit me më shumë se një pikë përqindje, me 31.9 % e grave që vuajnë nga pasiguria ushqimore kundrejt 27.6 % e burrave.
Ndër të tjera raporti vlerëson se 45 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç kanë mungesa ushqimore dhe 149 milionë janë me mangësi zhvillimore për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese thelbësore.
Ky raport nxjerr në pah intensifikimin e këtyre faktorëve kryesorë të pasigurisë ushqimore dhe të kequshqyerjes: klima ekstreme dhe goditjet ekonomike, të kombinuara me pabarazitë në rritje”. Këto janë fjalët e krerëve të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara që publikuan raportin (FAO, IFAD, UNICEF, WFP dhe OBSH).



