Basha deputetëve: Mos votoni pro rrëzimit të koncesioneve, do ndëshkoheni

Basha deputetëve: Mos votoni pro rrëzimit të koncesioneve, do ndëshkoheni

Derisa në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët pritën të rrëzojnë dekretet e presidentit Meta, përfshi edhe dy dekretet për koncesionet e rrugëve, ai Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre, Lulzim Basha ka bërë një kërcënim për deputetët, përmes një konference për media.

Kryetari i PD tha se ata deputetë që do të rrëzojnë dekretin e Presidentit për të ligjëruar koncesionet e rrugëve do të ndëshkohen nga ligji, do të jenë pjesë e verifikimeve nga ligji antimafia por edhe SPAK.

Basha tha se dy koncesionet ai Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre janë kontrata korruptive të realizuara në restorantet e pëlqyera të kryeministrit pranë Kryeministrisë.

"Vetëm pak metra pas meje, po organizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare në landfillin e parlamentit, dy rrugët Millot-Balldren 296 milionë euro dhe Orikum-Dukat me vlerë 70 milionë euro. Dekreti është gati të hidhet poshtë nga cjepët dhe delet e korrupsionit në parlament. Vetëm një parlament ilegjitim, por me deputetë të zgjedhur nga oliggarkë mund të bëjnë një gjë tillë kaq të rëndë dhe kriminale.

Ndaj dua të paralajmëroj sot çdo anëtar të seancës të mos e aprovojnë miratimin e tyre. Çdo shpenzim, çdo pronë do të jetë pejsë e ligjit antimafia dhe Reforëms në Drejtësi. Këto konçesione janë dhënë në restorantin privat të kryeministrit dhe oligarkëve. Po përdoret e njëjta skemë vjedhjeje si  me ‘Unazën e Re’. Është e njëjta skemë për të futur paratë e krimit dhe drogës. Vlera e një 1km fushor, pa asnjë vështirësi serioze shkon në 17 milionë euro.

Për të kuptuar skemën e vjedhjes së parave të shqiptarëve dhe pastrimit të drogës duhet të kuptohet se si u rrit kaq shumë kostoja e rrugës. Në kontratë shkoi në 256 milionë euro bashkë me TVSH-në. Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në total do të arrijë në 295 milionë euro, e konfirmon neni 5 paragrafi 2 i kontratës. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, është hajdut psiqik që vjedh çdo gjë që del përpara. Çdo para përfundon në një destinacion, xhepin e Ramës. Nga aktiviteti i bandës së pushtetit, çdo firmë e Ramës dhe ministrrave të tij ka si synim vjedhjen e parave të shqiptarëve. Këto praktika shkatërrimtare synojnë destabilizimin e vendit dhe pengimin e negociatiave për anëtarësim në BE’’, deklaroi kreu i opozitës Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy