Rusta: Ky vit s’do ketë përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn, mbeten në pikëpyetje provat që janë mbledhur

Rusta: Ky vit s’do ketë përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn, mbeten në pikëpyetje provat që janë mbledhur

Gazetari Arsen Rusta deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se vijojnë të mbeten në pikëpyetje provat që janë mbledhur në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Rusta tha se kontrollet për të shumëkërkuarin e policisë, Ervis Martinaj kanë nisur nga Shijaku, Durrësi, Vlora e Tirana, por ende s'ka asnjë të dhënë që të zbulojë diçka më tepër se çfarë ka ndodhur, nëse është zhdukur apo ka vdekur.

Sipas Rustës, ky vit do mbyllet pa asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn.

Prej disa muajsh policia është në trysni për të dhënë përgjigje për Ervis Martinajn dhe për dosjen “Plumbi i artë”  ecila ka zbuluar 10 grupe kriminale. Dosja që ka  30 atentate, janë 12 persona të ekzekutuara.

Ka qenë prokuroria e Kurbinit që ka marrë autorizimin për të kryer kontrolle të banesave, në Durrës, Vlorë dhe në Fushë Kuqe, tek një i afërm i Martinajt. Mbeten në pikëpyetje çfarë provash janë mbledhur. Kontrollet nisën në fillim nga Shijaku, tek fisi Avdylaj. Martinaj për herë të fundit është parë në Shijak, një pistë hetimi është Durrësi, Vlora, por edhe Zogu i Zi në kryeqytet apo tek ish-Uzina Dinamo, ku e ka marrë Jeton Lami bashkë me një vajzë pët ta çuar në Durrës.

Opinioni publik dhe media ka të njëjtën pyetje që Rama ka pasur me 7 shtator, kanë kaluar më shumë se 100 ditë. Këtë vit, sipas informacioneve nga terreni, s’do të ketë përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn, nëse e kanë vrarë apo është zhdukur.

Është folur për një video për një person të dhunuar, të ekzekutuar dhe përmes asaj do zbulohej fati i Martinajt, por ajo video nuk e bindi kurrë policinë. Kur ishte Nano, policia nuk e dispononte, por nuk e  di nëse e disponojnë strukturat tani, por kanë kontaktin më të rëndësishëm të Martinajt, shoqëruesin e tij, por ai nuk po flet. Ky vit di mbyllet me këto pamje. Kanë qenë në Shijak në Vlorë. Do duhet që dikush t’i përgjigjet publikut.

Çfarë janë provat janë gjetur? Pyetje edhe pas 100 ditëve mbetet e njëjtë.

Operacioni “Plumbi i artë” ka përfshirë edhe Elbasanin. Dumani ka folur dhe për konfliktin me Talo Çelën.  Për Talo Çelën janë pamjet e një interviste të një kolegu. Dosja e Nuredin Dumanit jep të dhënat, por sa herë policia jep kontrolle nuk arrin ta gjejë, ashtu si nuk gjenin Dumanin. Ai u gjet vetëm në pikën kur ishte gati duke u ekzekutuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy