Disa këmbësorë janë goditur nga një furgon në Toronto të Kanadas.
Një furgon i bardhë ka përplasur një turmë këmbësorësh në Toronto, dhe sipas raportimeve të policisë 5 nga 10 personat e goditur kanë humbur jetën.
Mediat e huaja raportojnë se furgoni është larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse është ose jo sulm terrorist.
Por menjëherë pas aksidentit, kamioni me ngjyrë të bardhë është larguar por drejtuesi i tij është arrestuar disa minuta më pas.
Mediat thanë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion paraprak. Raportet tregojnë se furgoni ishte marrë me qira, dhe shoferi pas arrestimit është dërguar në burg.
Sipas Informacioneve paraprake, thuhet se ka edhe nje person te dyte te arrestuar, qe nuk dihet lidhja e tij me incidentin.
Një gazetar nga vendngjarja e përshkroi skenën të frikshme, me trupat e shpërndarë te te plagosurve në të gjithë pedonalen.
Sipas BBC, incidenti ndodhi në kryqëzimin e Yonge Street me Finch Avenue, vetëm pak pas orës 13:00 me atë lokale, sipas Departamentit të Policisë së Torontos.
Fotot e para të transmetuara nga mediat lokale te vendngjarjes tregojnë një numër të madh automjetesh policie dhe të urgjencës.
Disa persona po marrin ndihmën e parë në vendngjarje.
"Raportet e para ishin se një furgon i bardhë ngriti oborrin, hipi në trotuarin Yonge që lidhet me atë në jug të Finch dhe goditi tetë deri në 10 persona ndoshta edhe më shumë, pasi numrat ende nuk janë konfirmuar", tha zëdhënësi i policisë së Torontos, Gary Long , raporton televizioni kanadez Global News .
Kryeministri kanadez Justin Trudeau u tha gazetarëve se "Për momentin ne po mësojmë për situatën në Toronto. Lutjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit. Do të kemi më shumë për të mësuar dhe për të thënë në orët e ardhshme".
Ndërsa fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë polici të armatosur të cilët u kanë ardhur në ndihmë njerëzve të plagosur.
Policia i ka kërkuar publikut të shmangë zonën. Shërbimet në metro aty pranë u ndaluan.



