Paloka: 90% e deputetëve që mbështetën Bashën, tani duan rikthimin e Berishës në grup

Paloka: 90% e deputetëve që mbështetën Bashën, tani duan rikthimin e Berishës në grup

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Edi Paloka dhe Ergys Mërtiri debatuan në lidhje me pozicionin e Sali Berishës në raport me grupin parlamentar demokrat. Paloka tha se 90% e atyre që mbështetnin Bashën kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.  

Mërtiri - Berisha është i dobët sepse është kundër të fortit, SHBA. Prandaj nuk e ka as grupin parlamentar me vete. Ai është vetë jashtë grupit parlamentar. Ai rri në bankë të fundit.

Paloka - Ajo që ka ndodhur është se 90% e atyre që quheshin mbështetës të Bashës, futjen e Berishës në grup e kanë bërë të qartë. Pyeti a jeni dakord që Sali Berisha të kthehet në grup.

Mërtiri - Nuk jam agjenci sondazhesh. Fakte publike nuk kam.

Paloka - Fakti është ky: 90% e atyre 30-ve kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.

Mërtiri - Pse nuk është kthyer?

Paloka - Kush e ndalon? Ne jemi pjesë e grupit. Nuk na ka përjashtuar kush ne. Kuvendi ka shkelur ligjin sepse Edi Rama dhe Taulant Balla mbështesin Bashën dhe Alibeajn. Nuk mund të vendosë Lindita Nikolla apo dikush tjetër të thotë që nuk je pjesë e grupit parlamnetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy