
Ardit Baci, është një i ri nga Gramshi i cili peshonte 120 kg, përcjellë me probleme shëndetësore, shkaktuar nga shëndeti i tepërt.
Për shikuesit e programit “Zgjohu me MCN”, Baci, shpjegoi se si arriti të humbas 30 kg në 10 muaj. Sipas tij, aktiviteti fizik dhe regjimi i ushqimit i ndryshuan jetën.
Më duhen edhe dy muaj që të heq edhe disa kilogramë të tjerë. Kisha vuajtje të tensionit, dhimbje stomaku dhe ulçera, të cilat i kisha ‘arritur’ nga ushqimet me shumë yndyrë, haja keq, haja çfarë gjeja dhe çfarë na dilte para.
Spitalet tona private arritën deri atë sa më thanë se jam me kancer. Unë shkova edhe në nj spital tjetër privat dhe me pas shkova jashtë vendit dhe me identifikuan që e gjithë është nga pesha e tepërt.
Sipas Bacit, aktiviteti fizik dhe regjimi i ushqimit i ndryshuan jetën duke i lehtësuar peshën dhe shëndetin.
Kam filluar regjimin ushqimor, muaji i parë ishte me stres, isha nevrik në çdo gjë. E fillova me regjimin ushqimor, fillova me të bardhat e vezëve, një banane në mëngjes., tërshërë, këto.
Fillova palestrën, pas katër muajsh fillova ti ndjej pak rezultatet.
Me pak fjalë ndryshimi shëndetësor pas palestrës, më ndryshuan jetën.



