Gazetari Lorenc Rabeta duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi naftën që hyn kontrabandë në Shqipëri tha që kemi të bëjmë me një treg me shumë probleme dhe dritë-hije. Ai thekson se ka një prishje të cilësisë së naftës, ose nga subjektet që e përziejnë pas blerjes, ose qëndron akuza tjetër se nafta përzihet nga tregtarët me pakicë. Po ashtu Rabeta shton se vend për dyshime lidhur me kontrabandën lë edhe fakti që Shqipëria ka norma zhdoganimi më të ulëta në raport me Kosovën, ndonëse kjo e fundit ka 1,6 milionë banorë. Ai shton se “diçka rrjedh pa e kapur autoritetet shqiptare, pa kaluar në sitën e doganave”.

“I keni emrat, Kastrati, Bolv oil, Elda. Janë këto kompanitë përgjegjëse për importin e naftës në Shqipëri, më tej edhe magazinimin. Një pjesë e mirë e këtyre kompanive zotërojnë depot e magazinimit, edhe licencat për subjektet që kanë të drejtën e zhdoganimit. Procedura e regjistrimit në dukje është e thjeshtë ka disa hapësira ku ka akuza se ndërhyhet. Vijnë në Porto Romano, Vlorë, Shëngjin, ngarkesat e anijeve me naftë. Janë 30-35 mijë tonëshe ngarkesat e anijeve dhe malli vjen me faturë, certifikatë cilësie dhe origjine.

Kemi prishje të cilësisë në Shqipëri, që është hall më vete, shoqërohet fatura me çmimin e bursës dhe me të dhëna të tjera. Sasia e naftës shkarkohet nuk zhdoganohet direkt, por vendoset në magazinat e lira dhe rri në regjim në emër të furnitorëve të huaj. Kjo është esenca. Më tej i lind e drejta blerjes nga ana e subjekteve të tjera shqiptare, këta janë grosistët që zotërojnë magazinat doganore dhe depozitat. Ne kemi një numër të lartë pikash doganore dhe subjekte të përfshira. Presupozohet që nuk ke ku ble naftë të keqe dhe kjo lë shumë dyshime për produktin e hidrokarburëve. Atëherë ca ndodh, ky numër subjektesh ose e përzien pasi e ble në ato karburantet e veta…Tani ka një akuzë tjetër, kemi anije që qarkullojnë në detin Mesdhe, që sigurojnë edhe naftën e cilësisë së keqe, që përzihet nga tregtarët me pakicë.

Kemi një treg me shumë akuza, probleme, dritë-hije. Kemi një sasi shumë të madhe nafte 1 mijë ton në total. Nëse kapen në një dorë të vetme 1 mijë ton, ta vendosim në raport me 615 mijë tonshin në vitin më të mirë, atëherë është një sasi gjigante. Çfarë nuk kapen nga këto ngarkesa?! Normat e zhdoganimit në Shqipëri janë shumë të ulëta në raport me Kosovën. Ka 1,6 milionë banorë dhe sasi shumë më të vogël makinash. Maqedonia e Veriut zhdoganonte pothuajse sa dyfishi i Shqipërisë. Kjo na thotë që diçka rrjedh pa e kapur autoritetet shqiptare, pa kaluar në sitën e doganave. Është një treg që i meriton të gjitha akuzat, zhdoganimin dhe më tej çmimin. Jemi edhe mes 10 shteteve me çmimin më të lartë në botë. Kapja një ngarkese me 400 tonë më vete është sasi shumë e lartë. Edhe kur kapen, kapen ngarkesa kur vijnë detyrime nga jashtë për ta kapur.

Ai theksoi se tregu duhet rregulluar që nga A-ja duke theksuar se numri i pikave të karburantit deformon tregun. Po ashtu ai theksoi se duhet të ketë transparencë për çmimet.