
Qytetarja shqiptare në Izrael, Jeta Gani, thotë se gjendje në qytetin ku ajo jeton është e vështirë, ndonëse kjo e martë është dita e parë që janë zgjuar pa sirena dhe ndonëse ndodhen rreth 30 km larg Gazës dhe Tel Aviv, shpërthimet i dëgjojnë.
Në një lidhje me studion e MCN Live, ajo deklaroi se kanë dhomat e sigurimit në shtëpi dhe dinë si të veprojnë në kohën e duhur se çfarë veprimesh duhet të marrim.
Sipas saj, tronditja është shumë e madhe, ndonëse edhe nga palestinezët ka të vrarë.
Ndryshimet mes Izraelit, është se njofton se ku do gjuaj dhe nuk gjuan në popull. Ndërsa ne në Izrael nuk marrim asnjë njoftim se ku Hamasi dhe terroristët do të futen në tokën tonë.
Kjo që po ndodh në Izrael është një ferr i vërtetë, sjellje çnjerëzore.
Çdo veprim që bëhet në Gaza, nuk na lehtëson se dhimbja e shkaktuar në Izrael është shumë e madhe se qeveria e Hamasit vetëm mund ta plagosin Izraelin, por gjithë plagosjet di ta kthejnë në këmbë.
Të gjithë janë të mobilizuar për të mbështetur shtetin e Izraelit. Jetoj në Izrael që nga viti 1991, prej më se 32 vitesh.
Populli dhe qeveria shqiptare ka ditur të ruajë dhe të mbrojë popullin izraelit edhe në kohën e holokaustit dhe në këtë rast dua të falënderoj qeverinë dhe ambasadën shqiptare që janë të gatshëm të na lëvizin me avion.
Por ne kemi familjet. Prekjen shpirtërore mund ta ndaj vetëm në këtë vend ku gjenden.
Ne këtu jemi familje, jam edhe mësuese, por duhet të gjejmë forca të mbështesim njeri tjetrin si të dalim nga kjo tronditje e madhe.
Pati një rënie raketash në shtëpinë e një nxënësi të shkollës time, të gjithë u ngritën në këmbë për të ndihmuar se ndihma e parë është psikologjike.
Kam pjesëtarë të familjes janë në luftë, kam dy dhëndurët me të cilët shumë pak komunikime kemi. Si mua janë prekur të gjithë familjet në Izrael.
Ka dhe shumë studentë shqiptarë të angazhuar në luftë për të mbrojtur Izraelin. Informohemi nëpërmjet medias, që në momentin që gjuhen raketat na jepen menjëherë vendi ku gjuhet.
Në qytetin tim do 40 sekonda që të marrë masa që të mbrohem. Kemi dhomën e sigurimit brenda në shtëpi, në anën e majtë. Ka rënie dhe bombardime që janë më larg se ne.
Është disiplina që çdo njeri ka disiplinën për tu mbrojtur në dhomën e sigurimit në çdo shtëpi. Ka qe flenë dhe natën në dhomën e sigurimit.
Kush është i disiplinuar dhe zbaton rregullat ka një siguri që në anën ajrore raketat nuk kam frikë, se marrë masat.
Frika më e madhe është se shumë palestinezë punojnë në Izrael, një pjesë e terroristëve janë dhe ata që Izraeli i ka mbajtur si nga ana financiare dhe materiale, u japim rroba dhe gjëra.
Një pjesë e tyre janë shumë të varfër. Ajo pjesë që ne ndihmojmë dhe japim punë, ata njerëz kryejnë dhe terroret në vendin tonë.
Sa i takon punës si mësuese, deklaroi se duhet të jetë e përgatitur se si të reagojë dhe të dalë nga situata.
Gani tregoi se është në një shkollë me 1500 nxënës dhe duhet të jenë të përgatitur se si të veprojnë me fëmijët dhe se vazhdimisht iu dërgohen materiale.



