Opozita kryesore e Turqisë bën thirrje për zgjedhje deri në muajin nëntor

Opozita kryesore e Turqisë bën thirrje për zgjedhje deri në muajin nëntor

Lideri i partisë kryesore opozitare të Turqisë bëri thirrje të dielën që zgjedhjet e pritshme të mbahen në muajin nëntor, pas trazirave të përhapura prej kohësh në vend.

Duke iu drejtuar Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, kreu i partisë CHP, Ozgur Ozel tha: “Jo më vonë se në nëntor, ju do të vini të përballeni me kandidatin tonë”, duke iu referuar kandidatit presidencial të CHP Ekrem Imamoglu, ndalimi i të cilit ka shkaktuar protesta masive në vend.

Ne do t’ju sfidojmë, ne duam kandidatin tonë në anën tonë. Ju ftojmë që edhe një herë të dëgjoni vullnetin e popullit.

Ozel përshëndeti demonstratat e shkaktuara nga arrestimi i muajit të kaluar i kryebashkiakut opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet gjerësisht si kërcënimi më i madh politik i Erdoganit.

Në ditët pas arrestimit të Imamoglu, CHP tërhoqi mijëra njerëz në rrugët e Stambollit dhe shumë qyteteve të tjera për të denoncuar një “grusht shteti”.

Si kundërpërgjigje, Turqia ka shtypur protestat dhe autoritetet kanë arrestuar rreth 2000 persona, duke përfshirë disa qindra studentë, gazetarë dhe të rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy