Shkrimtari Ismet Mehmeti duke cituar biseda me senatorë amerikanë si dhe një ish-punonjës të CIA-s, tha në “Bilardo” se ka një plan amerikan për çështjen shqiptare dhe Çamërinë. Sipas Mehmetit problemi çam do të zgjidhet në kuadër të krijimit të një federate, ku do të përfshihen katër shtetet ku jetojnë shqiptarë.
Sigurisht që ka një plan, që është i amerikanëve. Në lidhje me çështjen shqiptare ka vërtet një plan amerikan. Disa muaj pas kësaj ngjarje, në janar të vitit 2002 kam qenë i ftuar nga një senator amerikan, ku kam qenë i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë në vitin 2002. Senatori Shei më kërkoi, tha dua të flas tek për tek me z.Mehmeti. Prej tij mësova disa gjëra shumë të rëndësishme për problemin çam, për të cilat tashmë jam plotësisht i qartë, dhe e di si do të zgjidhet. Janë detaje që s’i dinë as eksponentët më të rëndësishëm të politikës shqiptare.
Problemi çam do të zgjidhet në këtë kuadër, në kuadrin e krijimit të një federate në Ballkanin Perëndimor. Kam parasysh Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Të katërt këto vende kanë 70 për qind shqiptarë”.
Pyetjes së moderatorit Dyrnjaja, se si projektohet Çamëria në këtë konfederatë, Mehmeti i përgjigjet:
Në momentin që do krijohet kjo konfederatë, kemi një komunitet shqiptarësh që jeton në një territor tjetër, sepse kjo do jetë një konfederatë me këto 4 vende, që do kenë interesin e tyre për t’iu bashkuar”.
Ndër të tjera ai foli edhe për një bisedë me një ish-punonjës të CIA-s.
Kam pasur rastin ta shikoj nga një ish-punonjës të shërbimit sekret amerikan, i CIA-s, dhe mësova prej tij, më tregoi se çfarë dinte për këtë çështje dhe kur dhe si do të zgjidhej. Ka qenë mundësia të zgjidhej gjatë këtyre 30 vjetëve. Shqipëria s’është sistemuar vet, në raport me Kosovën dhe Maqedoninë. Duhet të sistemohen të 4 vendet për të krijuar një kuartet solid në këto 4 vende. Për herë të parë në histori kemi 4 kryeministra shqiptarë”.



