
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, aktivisti Erald Ndoj, një nga pjesëmarrësit e parë të protestës që sot shënoi ditën e 33-të, u shpreh se nuk beson se dhuna është zgjidhje dhe se përshkallëzimi i saj i shërben vetëm qeverisë.
Ai ngriti gjithashtu dyshime se mes protestuesve mund të ketë persona të infiltruar.
Kam qenë i mendimit që në ditën e dytë të protestës që të mos përdorim dhunë, por t’ia lëmë shtetit.
Fatkeqësisht në protestë nuk ka një koordinim. Dhuna i shërben vetëm qeverisë, siç ka ndodhur para dy ditësh. Unë mendoj se mes nesh ka të infiltruar. Unë vij nga Mamurrasi çdo ditë që të kontribuoj dhe jam i gatshëm të mos marr asnjë atribut nga kjo protestë.
Kur kam parë personin të marrë zvarrë në Zvërnec kam ardhur nga Mamurrasi me fëmijë.
Por nuk besoj te dhuna si zgjidhje. Ne nuk mundemi të bëjmë dhunë. Mendoj se është një strategji naive për të bërë protestë.



