
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur katër persona.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Kukës-Peshkopi, në vendin e quajtur mbikalimi i Gostilit, afër aeroportit.
Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë ‘Ford’, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin në makinën tjetër.
Sipas informacioneve të para, njëra nga makinat ishte me targa italiane.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa njëri raportohet se ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka plagë të rënda.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.



