Emergjenca klimatike për shkak të ngrohjes globale është një fakt.
Sipas një studimi të kryer nga profesori Ilan Noy, i Universitetit Victoria në Zelandën e Re, në bashkëpunim me Rebecca Newman po nga i njëjti Universitet rezulton se dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem kanë kushtuar 16 milionë dollarë çdo orë për 20 vitet e fundit.
Ky është hulumtimi i parë i këtij lloji.
Studimi zbuloi kosto mesatare prej 140 miliardë dollarësh në vit nga viti 2000 deri në 2019, megjithëse shifra ndryshon ndjeshëm nga viti në vit.
Të dhënat më të fundit tregojnë një kosto prej 280 miliardë dollarësh në vitin 2022.
Për shumë ngjarje ekstreme të motit nuk ka të dhëna të sakta për numrin e njerëzve të vrarë ose dëmet ekonomike.
Për shembull, të dhënat për vdekjet për shkak të valëve të të nxehtit janë të disponueshme vetëm në Evropë.
"Ne nuk e kemi idenë se sa njerëz kanë vdekur nga valët e të nxehtit në të gjithë Afrikën Sub-Sahariane”, thanë studiuesit.



