Kambisti i grabitur mëngjesin e sotëm, është përleshur më një nga autorët që i ishin futur në shtëpi. Grabitësi ka mbetur i plagosur, ndërsa gjithsej ata kanë qenë tre persona. Dy prej tyre janë janë arratisur me një sasi lekësh të konsiderueshme ndërsa i plagosuri është kapur nga policia
Ndërkohë, një nga fqinjët ka treguar se si ka ndodhur grabitje, ndërsa zbulon detaje edhe për përleshjen e kambistit Shefqet Muçës që ka pasur me një nga autorët.
“E sulmuan nga rruga sipër. Katër thonë ato, po unë i pashë katër. Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa derën. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshoje, Shefqeti i tha ‘nuk e lëshoj më vrit’. Kjo ishte e gjithë. Unë e pashë me doreza autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia i thashë. E kanë goditur Shefqetin te koka, fytyra, djalin nga duar, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë, ça të bënim”, tregon ai.



