Nga Malësia e Madhe presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit di Rama.
Para mediave, Meta tha se ai është për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe si president do t’i dalë për zot vendit.
“Unë jam me 5 qershorin. Jam president dhe do i dal për zot vendit. Me të gjithë ata që duan një Shqipëri normale”, tha Meta.
Meta theksoi se qeveria ka zero legjitimitet dhe përsëriti ftesën për debat publik ndaj Kryeministrit.
“Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës, sepse për disa nga çështjet kryesore sot zoti Tao do ishte kryetar i opozitës dhe do i jepte mundësi të kthehej në rrugën e humbur të së majtës. Kam unë një pyetje: Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë s’ ka nevojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Dhe pasi e hodhën në gjyq, pse tërhiqen nga gjyqi? Është e qartë se aty do provoheshin përpjekjet për ndarjen e Kosovës. E harruan këta që ishin socialistët që patën rol historik.
Pra, Presidenti ka qenë, është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar, i Kushtetutës. Thonë se po e dëmton Shqipërinë jashtë, kam një pyetje për ju: Kush i ka çuar çështjet në Venecia? Presidenti apo pseudomazhoranca? Menduan se do blejnë edhe një opinion gjysmak, edhe për të rrëmbyer të vetmin institucion të popullit shqiptar. Tani kam një pyetje tjetër, u kam bërë një pyetje
Dje ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol. Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai t'i japë llogari Asamblesë, dhe t'i thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën. Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni".
Duke u nisur nga deklarata e Ramës, se borxh i kanë shqiptarët;, Meta tha: “Me çështjen e demokracisë nuk bëj kompromis me askënd. Shqipëria asnjëherë nuk është vonuar prej Ilir Metës. Shikojeni sa borxhe ka marrë. Ka marrë në 7 vjet borxhe më shumë se të gjithë qeveritë e Shqipris. Unë i kam borxh Shqipërisë ti kthej sundimin e popullit përmes referendumit. Këta i kanë hequr popullit çdo lloj mundësie, këta duan vetëm ta shtypin me banda dhe drejtorë. Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje e frikësime”, u shpreh Meta.



