
Abdylvehab Ejupi, redaktori i TRT WORLD nëpërmjet lidhje “Skype” se mbetur për t’u parë nëse do të pranohet nga Maqedonia e Veriut propozimi i Macronit i miratuar me kushtet e reja nga Bullgaria. Ejupi tha se varet edhe nga presioni i BE-së.
Ashtu siç u paralajmërua ditën e djeshme një propozim i tillë me këto shtesa veçanërisht për gjuhën maqedonase duket një refuzim fillestar, por do varet në periudhë afatmesme nga presioni i BE. Do shihet se çfarë do të propozojë Franca.
Ejupi tha se Shqipëria ishte peng dhe viktimë e projeksionit të BE-së dhe shtoi se tani nuk ka më asnjë pengesë për Shqipërinë.
Nuk ngel pengesë për Shqipërinë, nuk kishte dhe më herët por ky ishte shkaku i BE. Shqipëria ishte peng i këtij projeksioni të BE-së. Tani nuk duhet të ketë asnjë pengesë që Shqipëria të fillojë negociatat pavarësisht nëse Maqedonia pranon projeksion e Francës dhe Bullgarisë.
Ejupi tha se kryeministri maqedonas është në një pozicion shumë delikat pasi nga njëra anë duhet të përballet me presionin e Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe nga ana tjetër me opozitën.
Pozicioni i kryeministrit maqedonas është delikat, nga njëra ana ka presionin e Bullgarisë dhe BE dhe nga ana tjetër është opozita që bën presion edhe me protesta. Qëndron në pushtet në sajë të partive shqiptare.
Opozita në Maqedoni është pro-ruse dhe një ndryshim i tillë do të kishte pasoja edhe për rajonin.
Duket qartë që është koordinim paraprak i Open Balkan dhe veçanërisht qëndrim i Serbisë. Thirrja për bojkotim të mbledhjes disa ditë më parë erdhi nga Serbia dhe Rama e pranoi. Zhvillimet e fundit në Bullgari dhe rënia e qeverisë dhe mundësia se Bullgaria mund të heqë veton bëri që ata të shkonin në Brukesl. Është koordinim i qartë mes 3 vendeve.
Vuçiç dhe Rama tentojnë të krijojnë BE brenda Ballkanit. Deri diku kanë dhe mbështetjen e BE. Thonë nëse nuk na pranoni do të krijojnë një alternativë që do të jetë i hapur dhe për investimet kineze por edhe për armatimet ruse.



