Autoritetet italiane njoftuan se karnavali i famshëm i Venecias do të pezullohet pasi vendi u bë i pari në Evropë me një të vdkur nga virusi COVID-19.
Guvernatori rajonal i Venetos, Luca Zaia tha se mbyllja e karnavalit do të fillojë të dielën në mbrëmje. Ngjarja, e cila tërheq dhjetëra mijëra vizitorë në vit, ishte planifikuar të përfundonte të martën.
Njoftimi erdhi pasi të paktën dhjetë qytete në veri të vendit vendosën mbylljen për shkak të COVID-19.
Numri i të prekurve nga virusi në Itali sa vjen e rritet.



