Konferenca kundër korrupsionit/ Shefi i SPAK: Asetet e krimit përdoren për të blerë drejtësinë

Konferenca kundër korrupsionit/ Shefi i SPAK: Asetet e krimit përdoren për të blerë drejtësinë

Qendra AIRE dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit organizuan sot në Tiranë konferencën vjetore për forcimin e bashkëpunimit të ekspertëve rajonalë në aktivitetet e kthimit të pasurive, si një nga elementët kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takim morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe këshilltarë e bashkëpunëtorë të institucioneve gjyqësore nga Ballkani Perëndimor.

Nga ana e tij, drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Arben Kraja, duke bërë një bilanc të punës për vitin 2021, tha see përmes ligjit anti-mafia janë dhënë pesë vendime konfiskimi dhe këto pasuri i kanë kaluar përgjithmonë shtetit.

 Ai theksoi se grupet kriminale i përdorin këto asete për të korruptuar sistemin dhe për të blerë drejtësinë. Sipas Krajës, këto asete të grupeve kriminale bëhen shpesh shkak që ata të përplasen me njëri-tjetrin.

 “Krimi e korrupsioni prodhon asete të cilat i përdorin për të korruptuar sistemin dhe për të mos u dënuar.

Është e domosdoshme një strategji për evidentimin e aseteve kriminale, pasjen e mekanizmave për marrjen e tyre dhe më pas kthimin e tyre publikut.

Kjo deformon ekonominë e lirë dhe konkurrencën ku shpesh nxit edhe përplasje mes grupeve kriminale. SPAK e BKH e kanë prioritet këtë lloj aktiviteti. Hetimi financiar e pjesë e çdo hetimi që ne kryejmë. Në 2021 me ligjin anti-mafia kemi 5 vendime konfiskimi, 14 vendime sekuestrimi. Kemi sekuestruar 200 mijë m2 toke në Gjirin e Lalzit dhe kemi konfiskuar 4 hotele trojet e të cilave i janë kthyer shtetit. Me fondet e konfiskuar a nga krimi i organizuar kemi ngritur një laborator ekspertize tepër funksional e të vlefshëm në SPAK.

Konferenca ishte pjesë e projektit “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në kthimin e pasurive” zbatuar nga Këshilla për të Drejtat Individuale në Evropë (Qendra AIRE) në bashkëpunim me Sekretariatin e Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy