Kandidati i opozitës për president në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu teksa po votonte në Ankara u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të votojnë për të hequr qafe një regjim autoritar.
Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë me qëllim që demokracia dhe liria e vërtetë të vijnë në këtë vend, për të hequr qafe një qeveri autoritare.
“ Të gjitha llojet e shpifjeve janë thënë, por unë i besoj sensit të shëndoshë të qytetarëve. Demokracia do të vijë me siguri në këtë vend, liria do të vijë”, vijoi ai më tej teksa shtoi se këto zgjedhje u zhvilluan në kushte shumë të vështira.



