Deputetja e Partisë Socialiste Bleriona Gjylameti në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar punën e komisioneve hetimore përkatësisht atë të zgjedhjeve dhe inceneratorëve u shpreh se janë ende në fazat e para të shqyrtimit.
Ndër të tjera ajo theksoi se ende nuk kanë ardhur informacionet qe ata kanë kërkuar ndërsa shtoi se kanë përsëritur kërkesën dhe në fund do kuptojnë çfarë ka ndodhur për të zbardhur atë që shqiptarët presin në lidhje me akuzat e opozitës për zgjedhjet.
Ndërsa lidhur me kërkesën e opozitës për vetingun e politikanëve, Gjylameti deklaroi se janë gati të ulen dhe të diskutojnë.
Intervista e plotë
1. Do doja ta nisnim ketë interviste me komisionet hetimore te cilat kanë nisur punën, përkatësisht ai i zgjedhjeve dhe inceneratoret, të cilat duken se janë zhbllokuar nga ngërçi i fillimit. Në komisionin hetimor për zgjedhjet kanë ardhur përgjigjet e para, cilat janë rezultatet?
Puna në komisionet hetimore dhe inceneratoret po vijon pas një periudhe, sidomos pas një periudhe bllokimi dhe farse politike të opozitës. Më së fundi po rikthehemi në normalitet. Ajo që ka ndodhur në komision është fakti se ajo që kemi kërkuar nuk ka asnjë informacion. E kam thënë dhe në komisionin hetimor ndoshta me një shkak PD nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me kërkesat që kemi. Informacionet që kemi kërkuar nuk kanë ardhur ende, kemi përsëritur kërkesën dhe në fund do kuptojmë çfarë ka ndodhur dhe mbi të gjitha të zbardhim atë që shqiptarët presin në lidhje me akuzat e opozitës për zgjedhjet. Një forcë politike pas çdolloj zgjedhje duhet të reflektojë në bazë të rezultatit që ka marrë dhe më pas të rishikojë strategjinë e saj për tu organizuar për zgjedhjet e ardhshme. Me PD kjo s’ka ndodhur sepse është një farsë politike. Nuk është çështje që na takon por kur ka një balancë vendi normalisht kemi një funksionim më të mirë. Kjo nuk ndodh, ata janë në një situatë që duhet ta zgjidhin. Ne i kemi mbështetur për zbardhjen e të vërtetës. Një komision hetimor ngrihet për adresimin e një sërë problematikash. Në Shqipëri më shumë kemi të bëjmë me besimin e qytetarëve shqiptarë në procesin e zgjedhjeve.
2. Si e shihni propozimin e Partisë Demokratike për veting të politikanëve, do ta mbështesni?
Besoj se duhet parë në brendinë e këtij propozimi sepse ai bëhet përmes disa institucioneve. Në radhë të parë vetingu bëhet përmes pasurisë dhe ligjit të dekriminalizmit, kështu që ngritja e një tjetër strukturave të reja nuk është e duhura por ne gjithsesi jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë. Institucionet e drejtësisë së reja mendoj se kanë mjaftueshëm punë për të bërë por gjithsesi jemi të hapur për tu ulur dhe diskutuar.
3. Së fundmi është ngritur dhe grupi i punës përsa i përket ndryshimeve në statut, çfarë prisni të ndryshoni? Ku do të jenë ndërhyrjet?
Libri i rregullave të PS duhet të jetë fleksibël të ndryshimeve me të cilat një forcë politike përballet. Nuk është element që do duhet të jetë fokusi, ne duhet të përqëndrohemi tek ajo se si partia përshtatet në parlament me pritshmërinë e qytetarëve. Duhet parë funksionimi i dinamizmit në statutin e PS. Ka pasur një sërë ndryshimesh lidhur me funksionimin e strukturave të PS se si duhet të kemi avantazh ndaj teknologjisë, kështu që më shumë ka të bëjë me fleksibitetin që ka atë bëjë statuti. Një forcë politike që i ofron zgjedhësve një program qeverisës pse do duhet të ndryshojë kryetarin e partisë? Nuk ka kufizim të mandatit si zgjedhës i kryeministrit dhe drejtimin e partisë.
4. Paralelisht, po zhvilloni dhe analizën për zgjedhjet e 25 prillit, deri më tani çfarë keni konstatuar?
Ka pasur normalisht në PS struktura të posaçme që merren për të pasur një maxhorancë të konsoliduar. Si një forcë politike e përgjegjshme pas përfundimit të zgjedhjeve ulemi dhe diskutojmë ato që duhet për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë aspekt pritshmëria e njerëzve është e lartë po aq edhe ajo e partisë dhe besoj se mandati i tretë i Partisë Socialiste është me shumë sfida.
5. Mirëpo ka pasur pakënaqësi përsa i përket paketës fiskale, fermerët janë ngritur në protesta dhe kanë disa kërkesa.
Buxheti për bujqësinë është rritur 12.7 miliardë, prandaj më shumë do doja të diskutoja sa efektive është kjo mbështetje. Ajo që u vu re sot ishte se po shikojmë mënyrat më të mira që skema të funksionojë me mbështetje direkte te fermerët. Duhet të shohim politika të tjera për mbështetjen e bujqësisë direkte. Në ditët në vijim do kemi tryeza për subvencionimin direkt të fermerëve dhe bujqësisë.
6. Brenda partisë në fakt, nuk mungojnë as zërat kritikë, përfshirë deputetin Erjon Braçe, i cili shpeshherë ka qenë kritik ndaj qëndrimeve të qeverisë, kryesisht ndaj buxhetit te vitit 2022. Keni një koment?
Nuk është kështu, jo gjithmonë kemi qenë dakord me paketat fiskale dhe ramë dakord se kjo skemë nuk çonte mbështetje direkt te fermerët por shkonte te grumbulluesit dhe për këtë aspekt do shohim në vijimësi se si do vazhdohet. Mbështetja për bujqësinë është më shumë se sa kishim në 2021. Kemi treguar se me skema të ndryshme të shikohet si mundësi për të nxitur ekonomi në zona përkatëse.
7. Ju vetë keni punuar kryesisht në Tiranë, ndërkohë, pak para zgjedhjeve u transferuat në Pogradec, ndërsa tani po prapë në Tiranë. Pse këto lëvizje?
Është pjesa e riorganizimit dhe vendimi i kryesisë dhe kryetarit rikthimi im në Tiranë. Nga ana tjetër ndihem mirë që jam kthyer por ndërkohë ndihem në borxh me qytetarët e Pogradecit që më votuan. Angazhimi im do vazhdoj pavarësisht se Pogradecin do e ndjekë një kolegia ime, po angazhimet do vazhdojnë.



