AAK-ja e PSD-ja zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në Kosovë (VIDEO)

AAK-ja e PSD-ja zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në Kosovë (VIDEO)

Kur kanë ngelur tre ditë para seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, partitë politike atje, kanë filluar së fundmi të merren vesh për koalicione të mundshme parazgjedhore. Kësisoj, Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur përfundimin e takimit dhe ujdinë që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

 “Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së”, thuhet në komunikatën e AAK’së.

Gjithashtu ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD’së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK’në.

Pas kësaj mbledhje, anëtarët e PSD’së nuk janë deklaruar, por mediat kosovare tashmë flasin se është vendosur që përfundimisht të shkohet në koalicion me AAK’në.

Mësohet gjithashtu se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

Po sot kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar për të folur rreth procesit të zgjedhjeve si dhe votës së deputetëve për shpërbërjen e Kuvendit. Kreu i NSIMA’së nuk ka treguar nëse partia e tij do të hyjë në koalicion me LDK’në.

“Shpresoj që partitë politike nuk do t’i kaplojë euforia për një votë më pak a më shumë. Ne folëm për të gjitha temat. Ju e dini disponimin e NISMA’së. Kjo i mbetet organeve që të vendoset në ditët në vijim. Nisma e sheh interesin e saj partiak. E shohim se çfarë qeverie do të kompletohet. Kosovës i duhet një qeveri e cila duhet t’i kryejë punët dhe t’i ndalë fjalët”, ka deklaruar tutje Limaj.

Më 22 gusht do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mundësohen zgjedhjet e parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy