KQZ i hoqi mandatin, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimin e Tahirit

KQZ i hoqi mandatin, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimin e Tahirit

Kërkesa e Dashamir Tahirit për shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, para shqyrtimit nga Gjykata Administrative, pritet të merret në shqyrtim sot nga Kolegji Zgjedhor.

Tri javë më parë, KQZ-ja u hoqi mandatin depuetëve Shkëlqim Selami (LSI) dhe Dashamir Tahiri (PDIU) pas kërkesës së Prokurorisë në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Pas heqjes së mandatit nga KQZ-ja, Tahiri u shpreh se nuk do e lërë me kaq këtë çështje, por do i shkojë deri në fund. Ai thotë se pretendimet e Prokurorisë nuk qëndrojnë dhe se nuk ka respektuar ligjin e dekriminalizimit me këtë vendim.

“Mandati im nuk është i KQZ dhe as i lojërave politike, por i votuesve të Vlorës”, është shprehur Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy