Bankierët kryesorë evropianë kërkojnë mbikëqyrjen e kriptovalutës së Facebook-ut

Bankierët kryesorë evropianë kërkojnë mbikëqyrjen e kriptovalutës së Facebook-ut

Tre bankat kryesore evropiane po kërkojnë mbikëqyrje të monedhës virtuale të Facebook-ut, për t’u siguruar që nuk do të rrezikojë sistemin financiar ose të përdoret për të pastruar paratë.

Facebook-u tërhoqi vëmendjen e mbarë botës këtë javë kur njoftoi planet e tij për të futur kriptovalutën e quajtur Libra, pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar në pagesat digjitale.

Facebook-u tha se Libra do të mbështetet në mjetet e mënyrat e botës reale (depozitat bankare dhe letrat me vlerë) për të qenë më e qëndrueshme dhe më praktike për pagesa dhe transferime parash. sesa kriptovaluta tjetër: bitcoin.

Me potencialin për të arritur miliarda përdorues të internetit dhe mbështetjen e gjigandëve të pagesave si Visa, Facebook-u shpreson se Libra jo vetëm fuqizon transfertat, por për herë të parë u fron njerëzve akses të shërbimeve financiare, pa pasur nevojë për llogari bankare.

Por bankierët kryesorë të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë janë skeptikë dhe thonë se kjo lëvizje e Facebook-ut duhet të shqyrtohet.

"Duhet të jetë e sigurt, përndryshe nuk ka për të ndodhur", tha Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney.

Rregullatorë të tjerë botërorë kanë monitoruar rritjen e kriptovalutave. Task-Forca e Veprimit Financiar, mbikëqyrës botëror kundër pastrimit të parave, pritet të njoftojë rregullat për adresimin e përdorimit të monedhave digjitale për qëllime të paligjshme.

Facebook po ballafaqohet me reagimin publik pas një serie skandalesh për shkeljet e privatësisë ndaj akuzave se po kufizon lirinë e fjalës. /Sipas Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy