Socialistët nuk e diskutojnë fitoren e së majtës në Korçë më 25 prill. Sipas kreut politik të qarkut, Niko Peleshi, rezultati këtë herë do të jetë më i lartë se ai i 2017-s.
Në një intervistë për MCN TV, Peleshi tha se një mandat më tepër po shihet si një objektiv i realizueshëm.
“Korçarët të japin hakun. Korça është shembull i transformimit urban, i suksesit të politikave të drejta. Korcarët dinë të vlerësojnë dhe në Korcë janë bërë punë të mëdha. Në vitin 2017 kemi marrë 6 mandate. Kemi ambicie optimiste 7 mandate”, tha ai.



