
Hakerat iranianë të “Homeland Justice” godasin sërish. Ata kanë publikuar në “Telegram” një komunikim me email të punonjësve të kompanisë “One” ku kërkohet anulimi i një fature tatimor.
Po ashtu është publikuar edhe një material në Excel ku në dokument shkruhet “Shërbimi Informativ Shtetëror”.
Në një mesazh paralajmërues “Homeland Justice” thotë:
Le të mos ndodhë
Nuk duam të ndodhë ngjarja e madhe.
Sa shqiptarë mendoni se janë në rregull me taksat e tyre që shpenzohen për mbështetjen e terroristit iranian të kampit Ashraf3 (për të mos përmendur 4 dhe 5)
Mendoni se qëndrimi kundër “vullnetit” të njerëzve nuk do të ketë pasoja shkatërruese financiare për ju?
Pa para, pa mjaltë, apo jo?”



