Vdekja e ushtarakut në Afganistan/ Ministria e Mbrojtjes: Po hetohet për rrethanat e ngjarjes

Vdekja e ushtarakut në Afganistan/ Ministria e Mbrojtjes: Po hetohet për rrethanat e ngjarjes

Xhevahir Iljazi, 45 vjeç, është ushtaraku shqiptar që ka ndërruar jetë dje në Afganistan, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se Iljazi ishte me detyrë Major i Shërbimit Informativ Ushtarak dhe shërbente me mision paqeruajtës në provincën e Heratit në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka deklaruar sot se po bashkëpunojnë me komandën e operacionit në Afganistan për hetimin e plotë të rrethanave të vdekjes së ushtarakut shqiptar.

Në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy