Danaj: Çmimi i naftës ndikon te transporti e bujqësia, të mos varemi nga importi i energjisë elektrike! (VIDEO)

Danaj: Çmimi i naftës ndikon te transporti e bujqësia, të mos varemi nga importi i energjisë elektrike! (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi rritjen e çmimit të karburanteve dhe energjisë dhe ndikimin që pritet të kenë në sektorë të tjerë të vendit. Danaj u shpreh se nga rritja e çmimit të energjisë elektrike do ndikojë në shtrenjtimin e bukës, ndërsa çmimi i naftës do ndikojë te transporti dhe bujqësia.

Ky është një nga rritjet më të mëdha që vendi ynë është përballur. Por ndryshe nga vendet e tjera, rritja nuk ndikon kaq shumë sa në Shqipëri. Sot ne kemi 8 teksa dhe kemi arritur në 125 lekë për litër. Kemi taksa që përsëriten dy apo tre herë. Janë disa taksa që e shtrenjtojnë shumë çmimin e naftës. Çmimi i naftës do ndikojë në transport, por edhe në përpunim e bujqësi. Ky çmim që rrit për rrjedhojë edhe produktet e tjera, qoftë të shportës, qoftë produkte të tjera dytësore. Nga ana tjetër energjia elektrike. Shqipëria, edhe pse ka të gjitha mundësitë të jetë vend prodhues, ende varet nga tregu i importit. Ne s’jemi në bursë dhe jemi dora e 3 apo e 4, sepse shteti ka vendosur të blejë përmes brokersave. Nëse do marrim bukën, buka është e lidhur ngushtë me energjinë. Duke qenë se biznesit do t’i rritet energjia elektrike, ai do ta transferojë te buka. Edhe transporti do ta reflektojë pasi ka naftën, edhe bujqësia”, tha ai.

Danaj shprehet se nga ana e qeverisë ka favorizime që shkojnë përtej interesit të qytetarëve, duke shtuar se shteti duhet të mbrojë shtresat më vunerabël të shoqërisë.

Duhet të favorizohet ekonomia vendase, nuk mund të varemi nga importi kaq shumë. Shteti duhet të vendosë disa prioritete, kur shumica e popullsisë është nën mesatare, është e varfër duhet të anulojë këto tendera e PPP. Nuk kemi pasur një shtet social, taksat e frenojnë ekonominë”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy